Idea për realizimin e një projekti të tillë lindi në mënyrë spontane në fillim të vitit 2017.
Shpesh herë më qëllonte (besoj se jo vetëm mua më ka ndodhur) që të humbisja shumë kohë për të mësuar programin ditor të kanaleve televizive
shqiptare duke u hedhur nga një faqe web në tjetrën dhe duke u perballur me reklamat e pafundme, skedat pop-up, ngadalsimet e shkarkimit të informacionit të këtyre faqeve, me bllokimin dispozitivit etj, etj.
Si përfundim mendova të realizoja thjesht për përdorim personal një skemë programore për kanalet kryesore të televizionit shqiptar. Në internet nuk gjeta asnjë aplikacion ose skript që ti përgjigjej kërkesave të mia, megjithatë interneti më ndihmoi shumë në thellimin e njohurive në këtë drejtim.
Notepad++, Google Chrome dhe google.com ishin mjetet e mia të punës. Si përfundim brenda një kohe të shkurtër realizova skriptin e parë dhe ngela shumë i kënaqur nga rezultati.
Por... si puna ime mendova se kishte dhe shumë emigrantë nëpër botë që kërkonin diçka të tillë. E drejta e informimit sidomos kur ka të bëj me vendin e lindjes duhet të jetë e lirë për të gjithë bashkatdhetarët.
Shumë kanale televizive janë të shurdhër, të mbyllura dhe nuk japin akses. Për mendimin tim ndjekin një strategji tepër të gabuar sepse në këtë mënyrë rinë larg syrit dhe kërkesave të audiences.
Si përfundim në prill të 2017 lindi AlbEPG. Nuk kisha nevoj ti bëja ndonjë reklam pasi Shqiptarët e gjetën vetë atë, brenda një kohe të shkurtër arriti të regjistronte me qindra vizita në ditë dhe sot ka mbi 40 000 vizitorë të rregullt në muaj një shifër që është gjithnjë e në rritje.
|
Kushdo që akseson faqet web të AlbEPG-së ose shërbimet e saj është i detyruar të respektojë këto rregulla:
1Duhet të jesh mbi 13 vjeç.
2Duhet të jesh person fizik. Nuk lejohen sisteme "BOT" o çfarëdolloj shërbimi i automatizuar.
3Ju nuk mund ti përdorni shërbimet e ofruara nga AlbEPG për ndonjë qëllim të paligjshëm ose të pa autorizuar dhe që gjatë përdorimit të tyre të shkelni ligjet në juridiksionin tuaj.
4AlbEPG rezervon të drejtën që në çdo kohë dhe herë pas here, mund të modifikoj ose të ndërpresë përkohësisht ose përgjithmonë shërbimet (ose ndonjë pjesë të tyre) me ose pa njoftim.
5AlbEPG nuk do të jetë përgjegjëse për ju ose për ndonjë palë të tretë për çdo modifikim, pezullim ose ndërprerje të shërbimeve të ofruara prej saj.
6Logo-ja dhe dizajni janë copyright © i AlbEPG-së. Kategorikisht ndalohet kopjimi ose riprodhimi në tërësi apo të ndonjë pjese të elementeve ose të koncepteve të dizajnit HTML / CSS, Javascript ose vizuale pa lejen e shprehur me shkrim nga AlbEPG.
7AlbEPG nuk garanton që të përmbushë kërkesat tuaja specifike.
8AlbEPG nuk do të jetë përgjegjëse për ndonjë dëmtim të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë të çfarëdolloj natyre pasi shërbimet që ofrohen janë të lira dhe pa interes ekonomik.
Pyetjet në lidhje me Kushtet e Përdorimit duhet të dërgohen në:
info@albepg.com
AlbEPG garanton ruajtjen e privatësisë së vizitorëve të faqeve të saj në internet!
Kjo politikë përcakton mënyrën se si trajtohen informacionet personale të përdoruesve.
"COOKIE" janë dokumente të vogla teksti të memorizuara në hard-diskun e perdoruesit, të cilët mund të shfrytëzohen nga faqet web për të bërë më efikase eksperiencën e përdoruesëve. Mos aktivizimi i tyre mund të provokojë anomali në prezantimin estetik ose në përcjelljen e informacionit të këtyre faqeve.
Kushdo që akseson këto faqe bie dakord me kushtet si vijojnë:
Për të ofruar një shërbim efikas dhe të thjeshtë AlbEPG shfrytëzon sisteme që mbështeten në përdorimin e COOKIE të cilat arkivojnë informacione
teknike të faqeve dhe që mund të shkëmbehen në kohë reale.
Objektivi i vetëm në përdorimin e COOKIE është sinkronizimi i saktë i informacionit të përcjellë
nga serveri tek përdoruesi dhe ruajtja e sezionit të klientit për aq kohë përsa ky i fundit viziton faqet e AlbEPG-së dhe ç'aktivizimi i tyre varet vetëm prej tij.
AlbEPG mbështetet në shfrytëzimin e sistemeve te avancuara që ofrohen nga palë të treta!
Për monitorimin e flukseve të vizitorëve dhe për të analizuar trafikun AlbEPG shfrytëzon shërbimin e ofruar nga GOOGLE ANALYTICS.
Për shpërndarjen e informacioneve të faqeve të AlbEPG-së nga përdoruesit shfrytëzohen shërbime të ofruara nga SOCIAL NETWORK të ndryshëm si p.sh: facebook, twiter, google + etj.
AlbEPG nuk mban përgjegjësi për mënyrën sesi shfrytëzohen dhe trajtohen të dhënat personale të përdoruesve nga palët e treta dhe për më tepër nuk ka mundësi ndërmjetësimi.
Gjithsesi nëse ndonjë nga këto
shërbime cënon privatësinë e përdoruesve stafi ynë do të ndërhyjë menjerë për modifikimin ose ç'aktivizimin e tyre.
AlbEPG ështe për divulgimin e lirë të informaciont duke respektuar autorësinë e burimit të tij.
Logo-ja dhe dizajni janë copyright © i AlbEPG-së. Kategorikisht ndalohet kopjimi ose riprodhimi në tërësi apo të ndonjë pjese të elementeve ose të koncepteve të dizajnit HTML / CSS, Javascript ose vizuale pa leje të shprehur me shkrim nga AlbEPG.
Logot e kanaleve televizive dhe përmbajtja e udhëzuesit eletronik janë pronë e shërbimeve televizive përkatese. AlbEPG bën përmbledhjen e tyre onlinë dhe i organizon në një faqe të vetme dhe kurresesi nuk ka të drejtën e autorësisë të këtyre informacioneve.
Digitalb, Tring, Ipko, Tvim, RTSH, Rtv21 Media, Klan Media dhe të gjitha markat e tjera televizive të publikuara në udhëzuesin eletronik janë marka të regjistruara dhe rezervojnë të drejtën e autorësisë të informacionit të përcjellë në guidën EPG.
AlbEPG nuk është partner zyrtar i këtyre markave dhe si rrjedhim nuk mban përgjegjësi për saktësine e informacioneve të guidës EPG.
Për cdo abuzim ose për cdo shkelje të të drejtave të autorit mund të na kontaktoni në:
abuse@albepg.com