Kushdo që akseson faqet web të AlbEPG-së ose shërbimet e saj është i detyruar të respektojë këto rregulla:
1Duhet të jesh mbi 13 vjeç.
2Duhet të jesh person fizik. Nuk lejohen sisteme "BOT" o çfarëdolloj shërbimi i automatizuar.
3Ju nuk mund ti përdorni shërbimet e ofruara nga AlbEPG për ndonjë qëllim të paligjshëm ose të pa autorizuar dhe që gjatë përdorimit të tyre të shkelni ligjet në juridiksionin tuaj.
4AlbEPG rezervon të drejtën që në çdo kohë dhe herë pas here, mund të modifikoj ose të ndërpresë përkohësisht ose përgjithmonë shërbimet (ose ndonjë pjesë të tyre) me ose pa njoftim.
5AlbEPG nuk do të jetë përgjegjëse për ju ose për ndonjë palë të tretë për çdo modifikim, pezullim ose ndërprerje të shërbimeve të ofruara prej saj.
6Logo-ja dhe dizajni janë copyright © i AlbEPG-së. Kategorikisht ndalohet kopjimi ose riprodhimi në tërësi apo të ndonjë pjese të elementeve ose të koncepteve të dizajnit HTML / CSS,
Javascript ose vizuale pa lejen e shprehur me shkrim nga AlbEPG.
7AlbEPG nuk garanton që të përmbushë kërkesat tuaja specifike.
8AlbEPG nuk do të jetë përgjegjëse për ndonjë dëmtim të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë të çfarëdolloj natyre pasi shërbimet që ofrohen janë të lira dhe pa interes ekonomik.
Pyetjet në lidhje me Kushtet e Përdorimit duhet të dërgohen në:
info@albepg.com